×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Mot i acartë në Gjermani, kosovari lëshon hotelet e tij për të pastrehët

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 21:25

    Nazmi Aruqi, është një shqiptar nga Kosova, i cili kishte ikur në Gjermani në vitin 1995 për t’i shpëtuar serbëve.


    Në fillimin e tij atje bëri jetë të vështirë me sfida, ndërsa sot është një biznesmen.

    Ai ka thënë se 2 javë ka qenë nëpër rrugë, pa ngrënë pa pirë dhe pa strehim.

    Temperaturat në qytetin e Frankfurtit këtë dimër kanë shkuar -16 gradë Celsius, ky dimër i egër e ktheu atë pas në kohën kur flinte rrugëve. Për këtë arsye Nazmiu vendosi që dy hotelet e tij t’i vendose në dispozicion të personave që nuk kanë një strehë.

    “Atë ditë isha me familjen duke shëtitur, dhe kur pashë të pastrehët mu kujtua koha ime kur kam ardhë këtu në Gjermani si një I pastrehë. Atëherë më lindi ideja që në këtë ditë dimri ti strehoja në hotel”, ka deklaruar ai.

    Ai ka thënë se mori në telefon kryetarin e komunës dhe ia propozoi këtë ide.

    “Bëmë lajmërimin në FB dhe 6 mijë njerëz e ndanë menjëherë. Aty më pas me erdhën dhe mediat gjermane. Barazia më ka dal që unë do t’i jepja këtë strehim pa marrë parash kostot”, tha ai.

    Prej një javë Nazmiu në hotelet e tij nuk pret pushues, përkundrazi ai ka vendosur që biznesin e tij të lë në dispozicion të atyre njerëzve që janë harruar shoqëria, pra endacakët.

    Me disa prej të pastrehëve Nazmi është lidhur aq shumë sa ka vendosur tu ndryshojë jetën, duke i siguruar shtëpi dhe punë.

    “Kemi dhe persona që do t’i jap banesë më qëllimin që të ardhmen ta ngrënë këtu. Do i punësoj ata”, ka pohuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!