×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Mustafa për sigurinë e ndërtesave: Në Kosovë asnjë kompani ndërtimore nuk sjell studim mikrosizmik

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 18:37

    Drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka thënë se rreziku i madh që Shqipëria të goditet edhe nga një tërmet i fuqishëm tjetër ka kaluar.


    Sipas tij dridhjet që pasojnë pas tërmetit të parë gjithmonë janë të më vogla, njofton Klan Kosova.

    “Pasgoditjen kanë periudha deri në gjashtë muaj ose një vit. Pasgoditja është më e rrezikshme për objektet. Duhet pasë parasysh që kur godet tërmeti dhe është shkatërruar një pjesë e objektit ose ka çarje duhet të thirren organet kompetente se a mund të hyn banorët në to, në mënyrë që të mos ndodhë më e keqja”.

    “Pasgoditja është gjithmonë më e vogël – me intensitet më të ulët. Sa më e gjatë periudha goditjet vien me intensitet të ulët. Tërmet me pasgoditje nuk kanë interval. Tërmeti me dridhje të gjata është shumë i rrezikshëm. Nuk mund të përballojnë objektet nëse dridhjet zgjasin 15-16 sekonda”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.

    Ai ka theksuar se sipas hartave sizmike që posedojnë mundësia që të ketë tërmet është çdo pesë vjet më probabilitet 72 përqind.

    Sipas tij Kosova ka dallim me Shqipërinë në aspektin sizmik dhe në aspektin e ndërtimeve sipas tij Kosova qëndron më mirë, por në Magazina Zgjedhore ai ka theksuar një problem me të cilin përballet Kosova.

    “Pas lufte ka qenë një ndërtim i egër dhe ka mundësi që nuk janë trajtuar çështjet sizmike dhe gjeologjike. Asnjë kompani vendore nuk ka sjell material në shërbimin gjeologjik nuk ka sjell studim mikrosizmik se a ka ndonjë vërejtje ose jo, përveç kompanive të huaja”.

    “ Tani e tutje për këtë çështje do të ketë ndjekje ligjore. Ka shumë pak ndërtesa që kanë marrë leje. Duhet të bëhen studime mikrosizmike për të gjitha zonat që është plan të bëhen ndërtime të larta mbi tetë katërshe”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!