×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Nait Hasani: Masakra e Dubravës ka qenë e planifikuar dhe e përgatitur mirë nga shteti serb

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 12:14

    20 vjet më parë një masakër e tmerrshme ka ndodh në Burgun e Dubravës.


    130 të burgosur ishin vrarë dhe 130 të tjerë ishin plagosur.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, i cili i ka mbijetuar kësaj masakre, ka thënë se Masakra e Dubravës ka qenë e planifikuar dhe e përgatitur mirë nga shteti serb, që nga udhëheqja në Serbi deri tek gardianët.

    “Këtë e dëshmon edhe mbledhja e të gjithë të burgosurve nga e gjithë Kosova në Burgun e Dubravës – kjo mbledhje ishte mish për top”, ka thënë Hasani në Kuvend.

    “Ajo çka ka ndodh në Burgun e Dubravës nuk ka mundësi të shihet as në filma. Vrasjet u bën nga ata që kishin marrë përgjegjësi t’i mbrojnë të burgosurit”.

    Hasani ka treguar se për këtë çështje kanë ngritur kallëzim në Prokurorinë e Pejës më 19 janar 2017.

    “Asnjë veprim nuk është marrë për 12 vjet, asnjë qeveri e jona nuk ka bërë asgjë që të zbardhet kjo masakër – se ka çarë kokën as Prokuroria e Pejës, kush ka ndikuar të heshtet ky krim, mua dhe të tjerëve na intereson se cili ka qenë qëllimi që është heshtur ky krim”?

    I mbijetuari Hasani ka thënë se Masakra e Dubravës nuk mund të kalohet pa e ditur se ku është Ukshin Hoti.

    “Të gjithë e dinë se atë e ka marrë nga dhoma një gardian, të gjithë e dinë se kush ka qenë komandanti i burgut dhe kush drejtori. Ata e dinë se ku është, ata dinë për fatin e Ukshin Hotit”.

    “Këta kriminelë shëtisin nëpër Serbi. Këta kriminelë duhet të arrestohen dhe duhet ta marrin dënimin e merituar. Pajtimi nuk mund të bëhet nëse nuk dënohen kriminelët”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!