×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ndihmoi dhe u ndërtoi shtëpi të varfërve, kryeministri Haradinaj nderon Halil Kastratin me dekoratën e Skenderbeut

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 13:15

    Kryeministri Ramush Haradinaj, ka nderuar humanistin Halil Kastrati me dekoratën e Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, për punën e palodhshme që ai po bën për të ndihmuar të nevojtarët.


    Humanisti Halil Kastrati, duke ndërtuar shtëpi, blerë banesa, dhënë ushqim, e siguruar mjetet financiare për shërim, ka ndihmuar mijëra familje.

    “Në shenjë falenderimi për punën e madhe humanitare, si një vlerë komplementare e jona dhe për kontributin në të gjitha proceset deri në liri, sot nderova me dekoratën e Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, humanistin dhe themeluesit e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, z.Halil Kastrati”, ka thënë Haradinaj.

    Kryeministri përveç kësaj ka ofruar gatishmërinë e qeverisë që drejton për ta mbështetur një projekt të madh të Kastratit.

    “Shpreha gatishmërinë e Qeverisë së vendit për mbështetjen në projektet e kësaj organizate, me theks të veçantë mbështetjen për ndërtimin e një jetimoreje për fëmijët e braktisur”.

    “Veprimet humane janë përcaktim dhe e drejtë e gjithësecilit dhe meritojnë respekt”, ka thënë Haradinaj pas takimit me humanistin Kastrati. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!