×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ndryshon moti, nga sot ulje e ndjeshme e temperaturave

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 7:51

    Nga sot, një front i ftohtë me masa më të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të fillojë të kalojë mbi rajonin tonë, që do të zbresë ndjeshëm temperaturat nën vlera mesatare, parashikon Prishtina Weather.


    Shërbimi i meteorologjisë paralajmëron se vranësirat do të shtohen, e vende-vende priten edhe të reshura të dobëta shiu, kryesisht ditën e enjte.

    “Nga dita e premte dhe fundjavë fusha anticiklonike mbi Evropën qendrore do të fuqizohen edhe mbi rajonin tonë, që do të sjellin kthjellime, e temperaturat maksimale do të fillojnë të ngrihen gradualisht përreth vlerave mesatare. Ditën e shtunë, vende-vende priten mundësi edhe për ngrica të lehta”, thekson PW.

    Parashikimi për datat 18-19 shtator:18.09.2019 – Më ftohtë, pjesërisht vranët dhe me erë. Erë e mesatare dhe e fuqishme nga verilindja 6-14m/s, me hove deri në 17m/s.

    5.19.09.2019 – Ftohtë, vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-10m/s. Indeksi UV: 5.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!