×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Nënkryetarja e VV-së e mllefosur me partitë e tjera: E keni vendin në kontejnerin e historisë

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 15:55

    Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është shprehur e ashpër ndaj këtij verdikti final, duke hedhur akuza ndaj partive të tjera politike.


    Në reagimin e saj përmes Facebook Kollçaku ka thënë se me 6 tetor të 2019 ka folur sovrani kur ata dolën partia fituese, ndërsa për të tjerat tha se e kanë vendin në kontejnerin e historisë.

    “A mos vallë menduat ju dhe të emëruarit tuaj që vazhdojnë të jenë në shërbim për ju aty, se gjithë kjo përkrahje qytetare për Qeverinë Kurti nuk është mesazh i qartë për njerëzit e sojit tuaj, zhvatës, grabitqarë? A menduat dhe a llogaritët në kujtesën afatshkurtër që deri tani iu lëverdisi?”.

    “Rizgjimi ndodhi më 6 tetor, sepse sovrani foli. Ashtu si foli dje, dhe ashtu si do të flet edhe nesër”.

    “E ju do t’iu vret gjaku dhe djersa e atyre që nuk janë më për të përjetuar shkuarjen tuaj njëherë e përgjithmonë, aty ku e keni vendin, në kontenjerin e historisë”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku.

    Postimi i plotë: 

    Kur flasim për situatën e krijuar dhe grusht shtetin, vetëm një gjë nuk duhet harruar, nuk jemi në vitin 2000, por në vitin 2020.

    Plot njëzet vite të vjedhura, të humbura. A mos vallë po mendoni që do t’ua falim edhe ndonjë?

    E morët besimin e qytetarëve ndër vite, e që pjesën më të madhe të tyre e latë në varfëri apo të nënshtruar për shkak të një favori sado pak të vogël. U pasuruat duke grabitur pamëshirshëm pikërisht nga djersa e po këtyre qytetarëve, të cilëve iu qëndruat mbi kokë me gishtin tregues, e jo rrallë edhe me këmbë mbi te për t’ia ndrydhur vullnetin për të kundërshtuar.

    Këto ditë nga studiot televizive folët çdo mbrëmje duke nxjerrë vrer kundër Qeverisë Kurti, duke tentuar që t’ia mveshni gjitha ato dëme që i sollët këtij vendi dhe qytetarëve të tij.
    JU, pushtetarë me ndërrime këto njëzet vjet famëkeqe, sot flisni për krim e korrupsion dhe aplaudoheni nga shërbëtorët tuaj!!!

    A mos vallë menduat ju dhe të emëruarit tuaj që vazhdojnë të jenë në shërbim për ju aty, se gjithë kjo përkrahje qytetare për Qeverinë Kurti nuk është mesazh i qartë për njerëzit e sojit tuaj, zhvatës, grabitqarë? A menduat dhe a llogaritët në kujtesën afatshkurtër që deri tani iu lëverdisi?

    Rizgjimi ndodhi më 6 tetor, sepse sovrani foli.

    Ashtu si foli dje, dhe ashtu si do të flet edhe nesër.

    E ju do t’iu vret gjaku dhe djersa e atyre që nuk janë më për të përjetuar shkuarjen tuaj njëherë e përgjithmonë, aty ku e keni vendin, në kontenjerin e historisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!