×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Nisma në Qeveri pas vendimit të Supremes, Vetëvendosje ia “këputë” shpresat

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 17:26

    Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë është shprehur e bindur se nuk dëshiron që Nismën Socilademokrate ta përfshijë në Qeveri.


    Ky reagim i Vetëvendosjes vjen pas vendimit të PZAP-së për anulim të votave nga Serbia.

    E, pak kohë më parë kur Gjykata Supreme ka marrë vendim në favor të PZAP-së, Nisma edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Kuvendit në legjislaturën e shtatë.

    Ky vendim i Supremes bën që dy partive më të votuar në vend e të cilat po synojnë të formojnë qeverinë e re, Lëvizjes Vetëvendosje t’i largohen 3 deputetë, ndërsa Lidhjes Demokratike një deputet.

    Por, se a do të jetë Nisma pjesë e Qeverisë së ardhshme.

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi e ka përjashtuar mundësinë që Nisma edhe pas këtij vendimi të jetë pjesë e Qeverisë.

    Bislimi ka deklaruar se qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit kanë treguar se nuk e duan Nismën në Qeveri.

    “Nisma në fushatë ka deklaruar që është në garë për fitore. Përgjigja e qytetarëve ka qenë shumë e fuqishme, ata jo vetëm që nuk e duan Nismën në qeverisje, por madje as nuk e duan fare në parlament” ka thënë ai.

    E, për këtë Bislimi, thotë se Vetëvendosje e ka për obligim ta respektojë vullnetin e qytetarëve.

    “Mendoj se ne si Vetëvendosje e kemi obligim ta respektojmë këtë qëndrim të qytetarëve”, ka thënë ai.

    Gjatë ditës së djeshme, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se i takon Vetëvendosjes të vendos se a do të jetë Nisma pjesë e Qeverisë apo jo.

    Kjo për shkak që siç ka thënë ai, Vetëvendosje është partia e cila ka fituar në zgjedhje.

    Gjykata Supreme ka vendosur që mbi 3 mijë e 700 pako me fletëvotime të ardhura nga Serbia mos të jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit.

    Gjykata Supreme sot ka refuzuar të gjitha ankesat, përfshirë këtu të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së, KDTP-së, PLE-së, PDA-së e PDS-së në PZAP i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor heqjen nga rezultati përfundimtar të votave të ardhura nga Serbia.

    “Gjykata Supreme brenda afatit ligjor ka shqyrtuar dhe vendosur në lidhje me gjitha ankesat e pranuara nga deputet të subjekteve politike. Gjykata Supreme ka pranuar 7 ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike. Pas shqyrtimit nga ana e Kolegjit ankesa nga deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është refuzuar, ankesa nga deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) është refuzuar, ankesa nga deputetë të Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) është refuzuar, dy ankesa nga deputetë të Lëvizja Vetëvendosje-së (LVV) janë refuzuar, ankesa nga deputetë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDA) është refuzuar dhe Ankesa nga deputetë të Progresivna Demokratska Stranka (PDS) është hedhur poshtë si e pa-lejuar”, thuhet në vendim e Supremes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!