×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Njihuni me pasojat që la pas tërmeti në Shqipëri

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 16:13

    Tërmeti i një ditë më parë ka sjell dëmtime në 569 banesa dhe 53 pallate në territorin e Durrësit dhe Tiranës, ndërsa sipas të dhënave paraprake zyrtare thuhet se deri në këto momente ndihmë në siptale kanë kërkuar 132 persona.


    569 banesa dhe 53 pallete, janë dëmtuar në Tiranë dhe Durrës, si dhe zonat përreth për shkak të tërmetit që tronditi vendin pasditen e së shtunës.

    Lëkundjet e tokës kanë shkaktuar dëme materiale, në pjesën dërrmuese. Bëhet fjalë për krisje të mureve apo dëme të tjera të këtij niveli ndonëse në ditët në vijim serioziteti i këtyre dëmtimeve do të verifikohet nga grupet e ekspertëve në terren.

    Sipas të dhënave të shtabeve të emergjencave, të cilat janë në përditësim, të dëmtuara janë edhe 5 shkolla, një qendër shëndetësore një magazinë, dhe një urë.

    Gjithashtu sipas informacioneve paraprake zyrtare,132 persona janë paraqitur pranë spitaleve apo qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës për të marrë ndihmën e duhur mjeksore, ndërkohë që nuk shënohet asnjë rast i rëndë.

    Gjithashtu zyrtarisht, thuhet se në territorin e bashkisë Tiranë janë ngritur në qendrat pritëse 19 çadra të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit dhe Kryqi i Kuq Shqiptar për strehimin e banorëve me banesa të dëmtuara nga tërmeti.

    Ndërsa në territorin e bashkisë Durrës janë ngritur 2 çadra me nga 40 vende, ndërsa në stadium niko dovana, do shërbei si bazë pritje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!