×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kosova pranohet në Konfederatën Botërore të Fizioterapisë, Serbia përjashtohet

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 21:41

    Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Konfederatën Botërore të Fizioterapisë (World Confederation for Physical Therapy – WCPT).


    Ajo që ishte më e rëndësishme, është fakti që Serbia u përjashtua për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve ndaj Konfederatës Botërore të Fizioterapisë.

    Në njoftimin e bërë nga Oda e Fizioterapeutëve thuhet se Kosova është bërë anëtare me të drejta të plota e WCPT-së.

    “Të nderuar kolegë Fizioterapeut, ju njoftojmë që në takimin e 19-të të përgjithshëm të Konfederatës Botërore të Fizioterapisë( WCPT) të mbajtur sot në Gjenevë, Kryetarja e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës znj.Dafinë Ibrahimi Kaçuri mori konfirmimin zyrtar që nga sot Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës bëhet anëtare me të drejta të plota e WCPT-së”, thuhet në njoftimin e Odës së Fizioterpeutëve në Facebook.

    Për pranimin e Kosovës ka folur edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

    “Kosova pranohet në WCPT. Nga sot Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Konfederatën Botërore të Fizioterapisë – World Confederation for Physical Therapy (WCPT) . Pas një punë disa vjeçare në Shoqatën e Fizioterapisë së Kosovës dhe themelimit me ligj të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, organizimit dhe forcimit të saj, sot është arritur anëtarësimi i plotë në Organizatën më të madhe botërore të Fizioterapisë. Në Kuvendin e WCPT në Gjenevë sot Kosovën e përfaqësoi kryetarja e OFTK-së znj. Dafinë Ibrahimi-Kaquri e cila ngriti flamurin e Kosovës në podiumin e Konfederatës Botërore të Fizioterapisë. Është kjo një e arritur e madhe e shëndetësisë tonë e cila u bë e mundur falë vizionit dhe punës së vazhdueshme në ngritjen e profesionit të fizioterapisë duke respektuar standardet botërore dhe bashkëpunimit të OFTK-së me Odat tjera , me Organizatën Evropiane të Fizioterapisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. Urime të gjithë kolegëve të fizioterapisë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!