×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të rënda nga lufta në Kosovë: Momenti kur trupat e shqiptarëve nxirren nga bunaret

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 14:58

    Lufta në Kosovë la pas vetes një numër të madh krimesh duke filluar nga vrasjet e torturat prej më të tmerrshme, shumica prej të cilave nuk u zbardhën asnjëherë.


    Imazhet e këtyre  krimeve bënë që bota të njohë një ndër gjenocidet më të mëdha  të kryer mbi shqiptarët. E pa dyshim se këtu rol të madh kanë luajtur mediat botërore të cilat kapën pamjet makabre të krimeve të kryera mbi shqiptarët nga ana e forcave serbe.

    Një nga këto është edhe prilli i vitit 1999 kur në Strellc të Dragashit kufomat e shqiptarëve të vrarë nga serbët nxirreshin nga bunarët me ndihmën e ushtarëve gjermanë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas dëshmitarëve 10 deri në 15 trupa gjendeshin në atë bunar, të mbytur  në prill të vitit 1999.

    Një nga banorët e fshatit rrëfen se në bunarin në afërsi të shtëpisë së tij kishte vërejtur trupat e një vajze dhe të dy meshkujve shqiptarë. Ai thotë se në fshat gjenden edhe tre bunare të tilla të cilët mbajnë kufomat e rreth 12 shqiptarëve. /Reporteri.net/

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!