×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Para 6 viteve përballej me Kushtetuesen për Qeverinë, sot ish presidentja Jahjaga shijon malet e Sharrit

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 23:35

    Atifete Jahaga në vitin 2014 kishte një prej sfidave më të mëdha politike dhe institucionale.


    Policja që u bë presidente edhe me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përball me një bllokadë politike nga partitë, pas zgjedhjeve që i kishte fituar PDK-ja. Të tjerët nuk dëshironin koalicion me fituesin, e fituesi thoshte se pa të nuk bën. Jahjaga ndoqi rrugën ligjore, shkruan Reporteri.

    Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk e ka më në agjendë ditore e me gjasë as javore çështjen e Qeverisë, për dallim nga 6 vjet më parë.

    Sot, skena politike kosovare po përballet serish me një temë gati të njëjtë me atë që patëm në vitin 2014, kur Atifete Jahjaga ishte presidente. Në atë kohë, PDK-në si fituese të zgjedhjeve nuk e dëshironte askush dhe një bllok i partive tjera, VV, LDK, AAK e Nisma konsideronte se ata i kanë votat dhe atyre u takon Qeveria. Në këtë pikë, Jahjaga vendosi ta dërgojë çështjen në kushtetuese. Aktgjykimi solli një prishje të planeve, dhe nxiti një Qeveri LDK-PDK, të drejtuar nga Isa Mustafa, shkruan Reporteri.

    Derisa ka edhe pak ditë për të dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese nëse Dekreti i Presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar LDK-në ta formojë Qeverinë, ish presidentja po shijon majat e Kosovës.

    Ajo sot ishte në malet e Sharrit.

    “Sot eca në një ndër liqenet më të bukura në malet e Sharrit – Liqeni i Jazhinces në lartësi 2180 m/lmd. T’i duam e t’i promovojmë malet e bukura të Kosovës”, ka shkruar ajo.

    Jahjaga tani po kryen detyra të ndryshme si ish presidente, duke përkrahur e nxitur kauza që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut./Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!