×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Parandalimi i aksidenteve – policia merr masa ndaj atyre që nuk i respektojnë rregullat

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 19:47

    Tejkalimi i shpejtësisë, mospërdorimi i dritave, mosvendosja e rripit të sigurisë dhe shkelja e rregullave të tjera të komunikacionit, janë disa nga arsyet që njësiti i policisë për kontrollimin e autostradave i ndalon vozitësit.


    Me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, policia e Kosovës vazhdimisht merr masa ndaj atyre që nuk i respektojnë këto rregulla.

    Togeri, Vesel Mustafa mbikqyrës i operativës në njësinë për kontrollimin e autostradave, ka treguar për lajmi.net arsyen se pse po ndodhin aksidentet e trafikut.

    Edhe pse policia vazhdimisht ka zbatuar planin e taskë forcës për parandalimin e aksidenteve, që nga janari deri në shtator të këtij viti, 76 kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve

    Gjatë këtij nëntëmujorshi kanë ndodhur 11 mijë e 732 aksidente, prej tyre 66 me fatalitet, 4 mijë 443 me lëndime, ndërsa 7 mijë e 223 me dëme materiale.

    Sa i përket krahasimit vetëm të muajit shtator të vitit 2018 dhe të këtij viti, vërehet se ka rritje të aksidenteve në përgjithësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!