×
  • Sport
  • Sport

    Më në fund ”këndellet” Liverpooli, pas katër humbjeve radhazi e mposht skuadrën e fundit në Premier Ligë

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 22:46

    Lverpooli i ka dhënë fund serisë tejet negative prej katër humbjeve radhazi në Premier Ligë, duke e mposhtur 2:0 skuadrën e fundit në tabelë Sheffield United të dielën.


    Curtis Jones dhe Roberto Firmino shënuan golat e triumfit të parë të kampionit të Anglisë në Bramall Lane.

    Kjo është fitorja e parë e Liverpoolit pas katër disfatave dëshpëruese, tri prej të cilave i pësoi në shtëpi.

    Të kuqtë e Liverpoolit ia shkaktuan humbjen e katërt radhazi Sheffield Unitedit, skuadrës që renditet e fundit në Premier Ligë.

    Skuadra e Jurgen Kloppit ishte e vetëdijshme se pas disfatave ndaj Brighton, Manchester City, Leicester City dhe Evertonit, skuadra e fundit në tabelë ishte treni i fundit për të mbetur në binarë për top katërshe.

    Klopp, i cili kohë më parë kishte thënë se skuadra e tij do të luftojë për kualifikim në Ligën e Kampionëve këtë sezon e jo për ta mbrojtur titull, mund të jetë më i qetë tani që Liverpooli është vetëm dy pikë larg vendit të katërt.

    Pas një pjese të parë pa gola, Jones e ktheu akullin dhe e kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e 48-të, para se Firmino ta dyfishonte epërsinë në minutën e 64-të.

    Për më tepër, kjo fitore është shumë e mirëseardhur për të kuqtë, para takimit të javës së ardhshme kundër Chelseat, një duel i drejtpërdrejt për top katërshe, pasi të kaltrit i kanë vetëm një pikë më shumë se Liverpooli.

    Sheffield, ndërkohë, i ka humbur shpresat për mbijetesë, pasi ngel 15 pikë larg zonës së shpëtimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!