×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pas takimit me Lajçakun, Pacolli thotë se marrëveshja finale me Serbinë është çështje muajsh

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 18:36

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se brenda disa muajsh, Kosova dhe Serbia do ta arrijnë marrëveshjen finale. Këto komente Pacolli i ka bërë pas takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.


    Takimin me Lajçakun Pacolli e cilësoi si të frytshëm, ndërsa tha se ka dhënë mbështetjen për dialogun.

    “Lajçak më njoftoi për çdo gjë që ka bërë drejt përfundimit të procesit të një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Unë dhashë mbështetjen time dhe thashë që ai duhet të ecë përpara dhe jam ithtar i madh i dialogut dhe kuptova se është bërë një punë e madhe. Brenda disa muajve pritet marrëveshja finale”, tha Pacolli.

    Pacolli s’e sheh si problem themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “Ajo marrëveshje ka qenë në Gjykatën Kushtetuese dhe ka marrë formën e drejtë dhe nëse e ka miratuar duhet të konsiderohet e nënshkruar. Nuk besoj se dikush do ta rihapë këtë temë dhe është nënshkruar në vitin 2013″, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!