×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pejë: Oficerët gjejnë marihuanë tek një i burgosur

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 10:06

    Një të burgosuri i është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në dhomën e tij, gjatë ditës së djeshme në Qendrën Paraburgimit në Pejë.


    Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes publikimit të raportit 24 orësh, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ata njoftojnë se sasia e marihuanës ishte me peshë prej 13.2 gram dhe ajo ishte gjetur gjatë kontrollit nga oficerët e Qendrës së Paraburgimit.

    Sipas tyre, lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!