×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Presidenti Thaçi: Radojiçiqin dikush nga politika e udhëzoi të arratiset nga Kosova

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 20:59

    Mëngjesin e 23 nëntorit të 2018-tës, Policia e Kosovës ndërmori një aksion në Veri të Mitrovicës ku arrestoi katër persona si të dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqi, por i dyshuari kryesor për këtë rast, Milan Radojiçiq arriti të ikë.


    Më vonë ai u lajmëruar nga Beogradi, ku sipas raportimeve vazhdon të qëndroi atje.

    Por Radojiçiq që është edhe nënkryetar i partisë së minoritetit serb, Lista Serbe është personi që në vijimësi ditëve të fundit po përplas dy krerët e shtetit të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Kjo pasi këta dy të fundit po akuzojnë njëri-tjetrin se kush e ka më shok.

    Për ikjen e Radojiçiqit ka folur presidenti Thaçi i cili ka bërë një deklaratë ‘bombë’ duke thënë se Radojiçiq ka arritur të ik dhe mos kapet nga policia pasi paraprakisht është lajmëruar për aksionin nga politika.

    “Dikush i ka thënë nga politika kur është ndërmarrë aksioni të ik se mund të arrestohet”, ka deklaruar Thaçi duke refuzuar kategorikisht se kush e ka njoftuar.

    “Unë nuk flas me emra, por flas veç për fenomenin”, tha ai, në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi më tej i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj i cili ditë më parë deklaroi se presidenti e ka mik Milan Radojiçiqin.

    Por presidenti e mohon kategorikisht duke thënë se për dallim nga politikanë të tjerë kurrë nuk i ka shkuar në shtëpi e as kurrë nuk e ka pritur, por ka refuzuar të tregoi se cili politikan Kosovar ka pasur takime të tilla me Radojiçiqin.

    “Lider të institucioneve të Kosovës kanë shkuar në shtëpinë e tij. Kadri Veseli jo, kurrë nuk i shkon në shtëpi. Jam i sigurt që Veseli nuk e ka vizituar kurrë ashtu siç nuk e ka pritur, për të tjerët nuk garantoi dhe e di qe ka ndodhur. Kadrinë e kam më afër, e njoh më mirë, edhe i besoj shumë më shumë, kjo nuk është ndonjë fshehtësi. Dhe një nga vizitat kanë ndodhur gjëra jo të mira për institucionet e Kosovës. Në takime që nuk kanë qenë të njohura për opinionin, por kanë qenë të njohura për institucionet”, deklaroi Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!