×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pse Kosova e izoluar feston Ditën e Evropës?

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 20:17

    Kosova vazhdon të mbesë vendi i vetëm i Ballkanit që nuk lëviz pa viza në Bashkimin Evropian, por festa për Ditën e Evropës nuk do të mungojë.


    Përveç aktiviteteve të shumta, institucionet e vendit pushojnë këtë ditë.

    9 Maji, në Kosovë do të shënohet me aktivitete të cilat u prezantuan të hënën në ambientin e ri të qendrës së BE-së, e cila e ka marrë emrin “Shtëpia e Evropës.”

    Zëvendës-shefi i zyrës së BE-së, Riccardo Seri, tha se manifestimi i Ditës së Evropës është i rëndësishëm për ta, sidomos këtë vit, kur edhe do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

    Ndër aktivitetet që do ta shënojnë Ditën e Evropës, janë edhe shfaqja e disa filmave dhe koncert pa pagesë, raporton ktv.

    Seri tha se fokusi i BE-së vazhdon të jetë, ekonomia, arsimi dhe mjedisi në Kosovë, prioritete këto që sipas tij, duhet të jenë edhe të Kosovës.

    “Ne duam të vëmë në pah sa i rëndësishëm është zhvillimi ekonomik dhe në këtë aspekt, e ndihmojmë edhe Kosovën. Pra, ekonomia do të jetë fokusi i aktivitetit tonë për një muaj e gjysmë deri më 20 qershor dhe fushata do të quhet ‘Le të flasim për ekonomi”, ka thënë Riccardo Seri – Zv.shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.

    Seri ka shpallur të hapur garën për “Fushatën Ekonomike” dhe ka treguar disa nga të nominuarit për këtë garë.

    Pjesë e kësaj gare, janë disa kompani vendore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!