×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pse po përhapet kaq frikshëm koronavirusi? Shefi i zyrës së OBSH zbulon 3 gabimet që bëjmë çdo ditë

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 10:35

    Përfaqësuesi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit në Kosovë, Skender Syla në një postim në rrjetet sociale shpjegon pse po përhapet kaq shpejt COVID-19.


    Sipas tij, është e gabuar që maska nuk po mbahet në çdo ambient.

    Sipas tij, maska duhet të mbahet edhe gjatë komunikimit me të afërmit, me kolegët e punës por edhe miqtë e afërt.

    “Pse po përhapet kaq shpejt COVID-19,përpos tjerash edhe nga neglizhenca dhe perceptimi i gabuar;

    Ata janë kolegët e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë miqtë e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë të afërmit e mi dhe unë mund të flasë pa maskë.

    Mos bëni këto 3 gabime më lart. Secili potencialisht mund të jetë i infektuar. MBANI MASKË përherë jo për dekor por për të mbuluar gojën dhe hundën. Mbroni veten dhe shoqërinë tuaj”, shkruan Syla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!