×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP hedh poshtë rekomandimin e Zyrës së Certifikimit që kërkoi t’u lejohet garimi kandidatëve të dënuar

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 15:03

    PZAP ka vlerësuar se rekomandimi i ZRPPC-së ka qenë në Kundërshtim me piken II të dispozitivit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.


    Zyra për Regjistrimin e Partive politike (ZRPPC) në rekomandimet e dërguar KQZ kishte kërkuar që ky organ të certifikojë listat e partive politike ashtu siç janë. Por kjo është konsideruar jo kushtetuese nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    Kështu theksohet në vendimin e PZAP’së për ankesën e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim që iu drejtua PZAP-it pasi KQZ-ja nuk i certifikoi listën zgjedhore, shkruan Reporteri.net.

    “Rekomandimi i ZRPPC-së, po ashtu ka qenë në kundershtim me pikën II, të dispozitivit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thotë vendimi në fjalë.

    Tutje vendimi arsyeton:

    Gjykata Kushtetuese në vendimin për jo-Kushtetutshmërinë e votimit të Qeverisë Hoti, në piken II, të ciles i referohet PZAP vendos që: “II. TË KONSTATOJË se në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës;”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!