×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Reagon Vetëvendosje: Gjithë Kosova dhe bota e di se Veseli është pjesë e rastit kriminal

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 11:39

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në rastin e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, në videon që doli në media ku në emër të tij kërkoheshin para të paligjshme, si haraç e fajde nga anëtarë organizatash kriminale.


    Vetëvendosje ka deklaruar se gjithë Kosova e gjithë bota e di se po vërtetohet që Veseli është pjesë e rastit kriminal, nuk shkon në dorëheqje por drejt në burg.

    Sipas Vetëvendosjes dorëheqja është akt moral, që bëhet për t’i hapur rrugë hetimeve.

    “Pra, kur emrin ta përmendin si kërcënim për fajde, duhet të jetë dorëheqja para hetimeve, e jo hetimet para dorëheqjes”.

    Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se prokurorët e sistemi i drejtësisë i tuten Kadri Veselit.

    “Pse nuk ka hetuar asnjë prokuror më përpara mbi këtë video? Sepse prokurorët e sistemi i drejtësisë i tuten Kadri Veselit. Sepse ky dhe njerëzit e tij, siç dihet nga rasti “pronto”, e kanë vendosur në krye të prokurorisë një njeri që u bindet”.

    Deklarata e plotë zyrtare e Lëvizjed Vetëvendosje.

    https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10155902998602000

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!