×
  • Lajme
  • Botë

    Raportoi i pari për coronavirusin, misteri i zhdukjes së gazetarit kinez

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 8:24

    Një gazetar kinez i cili ishte zhdukur pasi në shkurt kishte raportuar ndër të parët për pandeminë e coronavirusit në Wuhan, më në fund është gjetur ka njoftuar një mik i tij, duke theksuar se i riu ishte arrestuar nga autoritetet kineze.


    Sipas The Guardian, Chen Qiushi, ish-avokat i shndërruar në gazetar, kishte filluar të raportojë nga rrugët e spitalet e Wuhanit nga 23 janari, e zhdukja e tij e mistershme kishte nxitur reagime të ashpra se qeveria kineze po hakmerret ndaj atyre që po tregonte të vërtetën.

    Madje qeveria kineze nuk ishte deklaruar lidhje me zhdukjen e tij apo vendin, ku mund të jetë duke qëndruar pasi u kap nga forcat e rendit.

    Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në YouTube, miku i Chen, Xu Xiaodong, ka thënë se Chen është në “gjendje të mirë shëndetësore”, dhe vazhdon të jetë nën mbikëqyrje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!