×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Rrëfim nga e dhunuara gjatë luftës: Ma kanë vra burrin e vajzën, e dhunuan nënën, motrën, kunatën e vëllain

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 18:02

    Lufta i prishi krejt. Ky rrëfim është nxjerrë nga libri “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”.


    Ajo kishte jetë të lumtur. Ishte martuar me dashuri. Kishin dhe një vajzë. Gjithçka ishte perfekte deri në ditën kur hynë ata.

    Atë ditë do t`ia vrisnin burrin dhe vajzën e vogël. Do të përjetonte dhunën seksuale, po jo vetëm atë…

    Rrëfimi në vetën e parë: Unë, nana, motra, kunata…

    Lola

    Na kemi qenë shumë fëmijë. Edhe jemi prej një familjes t’shkollume. Jemi tanë t’shkollumë. Meqenëse lufta na ka lanë pak si mbrapa, na ka hupë edhe dijen edhe shkollën, veç apet mirë jena. Na n’fëmijëri kemi pasë kushte të mira se babën e kena pas punëtor. I kena pas kushtet e mira, kena pas shkollën e mirë, kena pas prindërit e mirë, na kanë kuptu edhe meqenëse jemi kanë kallaballëk.

    Kur i kom bo 18 vjet, m’ka ofru martesë nji mashkull. E kom njoftë edhe përpara, jemi kanë n’shkollë bashkë. Jemi kanë n’shkollën fillore bashkë edhe hajt shoq mas shoqit i kanë thanë vllaut, “Lolën dojna me e feju, Lolën e jujë!” Edhe qysh o kanë zakoni ktyneherë me msit edhe pse jemi kanë t’shkollumë, me msit. Tani u martova.

    Gjashtë muaj kemi nejtë t’fejumë, menjihere jemi martu. Edhe kemi pasë nji jetë shumë t’mirë, shumë t’bukur e kemi pasë.

    Kemi pasë dasmorë shumë edhe i kemi pasë afër shpijat. Sa shkojshim te dasmja, sa vishim prej kanagjegjit.

    Tani mas tre muajve qashtu, mbeta shatëzanë. U gëzunë krejt. Edhe me kalimin e kohës qeshtu, linda vajzë. Çfarë gëzimi u bo se ata s’kishin pasë asnji fëmi nji kohë t’gjatë. Çfarë gëzimi, çfarë dreke…

    Ti merre me mend, n’atë kohë me tupan m’kanë ardhë te spitali, u gëzunë krejt familja. Si kah ana jonë, si kah ana e burrit. U gëzunë, por ra lufta, na prishi gëzimin, na prishi jetën. M’i prishi krejt gjanat që i kom pasë n’jetë. Ma murrë ma t’dashtun që e pata, ma murrë çikën që e dashta… M’i murrë tanat.

    Jemi kanë n’shpi t’u hangër darkë. S’kemi ditë gja veç kur thanë, “Hinën te kojshia policia. Hinën po i marrin tre që janë t’shkollumë”.

    S’kemi ditë gja veç kur janë hi te na. E vrajtën burrin. Tani t’u e gju burrin e vrajtën edhe çikën. Mu m’murrën m’ngrehën zhag për flokësh… I kom pas flokët e gjata at’here. M’ngrehën, m’morën dhe m’çunë n’stacion t’policisë.

    Edhe aty ka fillu njifar çmendurie e tyne. Edhe mas nji kohe tani, u çumë, mas katër orëve më lëshunë. Edhe ika, po tash kah me ja majtë, kah me shku. A e ki pa njerin si te nana që e gjanë mirë kërkun se gjan. Edhe fillova, ma, shkova te nana. Kur shkova krejt bijat ishin kanë aty. Tha, “Çka u bo? Çka je ti kështu e stresume?” Une njiherë nuk dojsha me kallxu çka u bo. Tha, “Çka krisi mori n’mahallën e juaj aty”, qeshtu qeshtu. Thashë,”Hiç kurrgjo!” N’atë moment m’ka ra t’ligët. U çu vllavi e ma hjeki t’ligët. Une tu ju kallxu kadale, kadale, kadale (psherëtinë). E s’kemi ditë gja veç kur jonë ardhë këtu te vllavi. Janë hi aty te vllavi, e na kanë marrë me bija. Nanën e kanë rrehë. Nanën para syve i kanë bo ç‘mos para syve t’vllavit, para syve t’tonë. Na thojshin, “Lutko moja” [Kukulla ime] “Kena me ia bo edhe juve qeshtu” n’serbisht. Na kanë ngarku n’kamion edhe na kanë çu tani… na kanë bajtë, herë anej e herë knej. Me kunatë, me halla, me teze, me çka jemi kanë aty, na kanë qitë n’kamion. Edhe na kanë çue…n’njifar vendi…

    Na kanë marrë tani na kanë ngarku n’kamion. Kishin pasë aty nji shkollë, nji vend, ajo u duke m’u kanë si shkollë, por si stacion i policisë. Herë i thojshin kështu e herë ashtu. Kur na kanë marrë me rend. S’di sa veta jena kanë, si sot mu kujtohet, nji kallaballëk gra. Kur na kanë marrë me rend, tap, e tap, e tap… rend. Kush nuk dojke, e merrshin thikën e iu vërsulshin me thikë. Krejt trupin e kam thika, krejt trupin ma që s’mujsha me i përballu kurrgjafit. Kur menojsha çka kanë bo n’shpi e çka kanë bo n’stacion t’policisë, e kur i pajsha motrat, e kunatën, e tezen, e çikat e vllaznive, o thojsha, “Kanë me na mytë, ma mirë vrajëmni se që po na bani qito”. Aty, njani hike e tjetri dilke, njani hike e tjetri dilke…qeshtu. Edhe na kanë ngarku n’kamion, na kanë lidhë kambë e durë qashtu t’përgjakta, se krejt trupi gjak m’ka çelë. Hike ai, hike si i çmendur. Krejt, njani Jovan, i thojke tjetrit Jovan, e tjetrit Jovan…

    Krejt me qat emër t’njëjtë. Kur jemi dalë prej atyshit, na kanë lidhë kambë edhe durë, na kanë qitë n’kamion, ka dy veta na kanë shti. Se na s’patëm ma takatë. Jena kanë pas ra në 70 killa.

    Edhe na kanë hypë n’kamion me na çu për Zveçan. I thojnë njani tjetrit po thotë, “Kah? Kah?”, po thotë, “Për Zveçan!” Edhe une veç kom kqyrë qeshtu, e kom pa nji shishe. Qitshin ujë, qitshin raki, edhe mo tash s’di çka jonë kanë do far shprica…tash une po di çka jon kanë ato… Po at’here nuk kemi ditë.

    Po, po thotë, “Po ju dhajmë me ju forcu se jeni pa hangër, pa pi” na kurrë hiç, hiç, hiç. Veç do ujë që na jepshin. Edhe kur e kishin bo atë punën e vet, na qitshin ujë n’gojë që na bike t’ligët t’u na maltretu. Edhe p’e nij, p’i thotë, tha, “N’qet kamion qekaq veta”, “N’qet kamion qekaq veta”. Kur kta na i qitën para meje, une n’fund. Une isha n’fund me motër, me kunatë, me dy çikat e tezës edhe kisha nji shishe qaty. Shishe gastare, e rakisë ish kanë. Thashë, “Qysh me ia bo me e thy qit shishe?” Tha, “Shuj mos e rrokat, se po na bojnë apet qysh na kanë bo ma herët!”. Thashë, “A e din qysh kom me rrakat, kur t’ja nisë kamioni me ecë, ata s’e dijnë çka po bohet përmas. Unë ko me e thy qit shishe!” Edhe i kom mshu me kambë. Mshoji me kambë, mshoji me kambë, mshoji me kambë, dikur zaher kur do Zoti me t’nihmu, njifar stami ata nxunën, unë i mshova shishës shumë edhe e çava shishën. E kom kapë kadale, kadale me kambë, kom afru te dora edha ia kom bo vetit ving, e ving, e ving… qe këtu ku i kam t’preme duart. Ving, e ving, e ving…shenjat e duarve…ia preva vetit duart. E ia preva vetit duart. E t’ia prejta tanave duart, kambët. Kambët e mija i harrova! Kambët e mija i harrova, thashë, “Kceni o gra!” “Jo s’guxojna, na shohin” Thashë, “A po doni me kcy e para? Mu m’vrafshin me automat, e nëse nuk më vrasin, ju tani kceni mas meje”. Une kom kcy prej kamionit n’tokë edhe kom kqyrë a po kcejnë tjerat. Ja kom bo motrës edhe kunatës. Kanë kcy nja 100 metra larg, ajo 10 metra ajo… Edhe jom shku zhag. I kom kqyrë ku janë, i lypsha ku janë. Deri kush e din ku jom shku t’u i lypë tjerat, a ka ma tjera.

    Kur thash, “Hajde palohem qaty te kqyrim çka po bohet!” Ishim në njifar katuni, s’di qysh i thojshin atij katuni, rrugës për Zveçan. Kur po nalem, qaty ishin kanë do vorre. Edhe shih po nalëm qaty te vorret, “Ishalla more Zot, Zoti na ndihmoftë.” S’kemi ditë gja veç kur o ardhë nji magjup me kerr me kali. Edhe thashë, “A bon…?“ “Çka u bo kështu me juve? Çka keni kështu?” Thash, “Na ka gjujtë NATO.” Tha, “jo, NATO hala s’ia ka nisë me gjujtë.” Thashë, “Erdhën NATO, na kanë çu na kanë pru qekah na kanë lanë”. Kur ka marrë magjupi, “Hajdeni këtu!”, tha, “Çka je ti?” “Unë turqelike”, i folsha tani ktyne turqisht, a din, mos me e marrë vesh ai kush jena. Edhe kur kena ra na qytetit tonë jena çkep tani kush kah ka mujtë se e kena pasë nji postbllok aty, edhe jena mshefë.

    Jena shku drejt te shpija zhag. Kur jom shku ma se kom ditë vetën ku jam, hiç, hiç, hiç. A e ki pa, kur lodhet njeri, e tani kur ç‘lodhësh, tani t’rrokin ato simptomet. Veç kur e kom pa vetën n’neuropsikiatri.

    Edhe e kom pa veten qaty edhe ma s’kom ditë gja as për vlla as për motër, as për kanë mbi këtë tokë.

    Kena hjekë, kena hjekë, boll kena hjekë, tash hala me neve s’u bo kurrgjo. Jo ky po thotë kështu, jo ai tjetri po thotë kështu, jo ai tjetri po thotë ashtu… Po ishalla more Zot tash e mas po bohet mirë. Une e kom thanë qysh n’kohën e UNMIK-ut kur o kanë, për këto gra edhe këto nana, meqenëse jeta jem ka maru… Fëmi jo, kurrgjo jo, kom fol edhe për fëmijë të tyne, kom folë edhe për burrat e tyne, kom folë edhe për motrat e tyne edhe për krejt. Kom thanë, “Ishalla more Zot vjen nji ditë e mirë për neve”. Por nihere, dy herë, s’ka kurrgjo.

    Edhe presidentja na ka ndihmu, na ka rehabilitu. Boll që kur e pajshim ata, kishim mbledhje ose nji diçka, kur e pajshim ata që na mbështet m’u duke që, a din se shpirti i çikës, shpirti burrit pushon. Thojsha, “More Zot qysh dul dikush me na mbështet neve”.

    A e din qi n’fillim une vet, n’fillim kur jom dalë i kom kallxu dy – tri vetave qeshtu, qeshtu. Ma bojshin me gisht, “Kqyre kjo”. Tash krejt na kanë mbështetë. Krejt tu na mbështetë. Kom unë edhe hala-hala sene t’tjera por tash m’kaloi edhe epilepsia. E s`muj me i qitë krejt, krejt, krejt nuk muj se s’un shkoj te shpija. Epilepsia, kambët, duart, n’tana anët. E tash po m’dukët që ma mirë jena, po na përkrahin. Na e kena marrë vetën pak a shumë, se nuk po shkojke jeta gjithë tu kajtë.

    Motra me vdiq prej mërzie. Edhe ajo njëjtë si unë. Do vjet mas lufte vdiq. Kur i kanë bo mjekët operacion kanë thanë “çka kena gjetë na n’bark t’sajna, n’mitër t’sajna, menja s’ta… Çka s’kish pasë. E s`guxojshin me kallxu edhe me thanë qeshtu qeshtu shkijet ja kanë bo, se at’herë s’bojke me folë. Por, “s’pe dina prej çkafit, s’e dina prej çkafit!”… E ka lanë çikën, 12 vjet tash i ka bo çika. Iu ka rritë çika duarve t’huja. E qetash ishalla more Zot shteti jonë p’i çelë sytë e po bon për këto gra diçka se jena lodhë ma.

    Mas lufte, mas dy vjete mas lufte, po i bjen qashtu 2002, 2003, qashtu mos t’gabofsha se tash me data s’jom fort, veç dy vjet mas luftës, ja nisi barku, e barku po dhemb e, e dhemb. As n’tokë as n’qiell, “O çka u bo me mu, o çka u bo me mu?” E m’çon vllavi te mjeku. Kur m’çon tha, “jo kjo koka katastrofë n’mitër. Po kjo paska mish t’egër!” Tha, “E qysh?” Tha, “Ja osht me barrë t’vrame ja i ka ndodh diçka katastrofë”. Po ata s’e dishin fort se çka m’ka ndodhë mu. Kur jom hi e kom bo operacion, pasna pasë tumor mrena n’mitër edhe do far miomash po i thojshin atyne. Edhe kur m’kanë bo operacion, mas 24 orëve kur m’ka dalë kllapa, e ke ardhë doktori para meje. E ka marrë nji fletë letër, e po m’vetë mu, “Ku je kanë?” “Çka u bo? Qysh…?” Haaj mozomakeq qysh m’i kallxu ktina.

    “Ti ki pas dhunë katastrofë diçka tu kanë bo ato sene. A t’ka bo vakia që je kanë shtatzane e je vra?” “O doktor leji këto sene se s’po du me t’kallxu çka ka ndodh. Se me t’kallxu unë ty, ti çohesh e i kallxon atij tjetrit, atij tjetrit, atij tjetrit”. Më njofti doktori, ma njofti burrin edhe tha po ma merr mendja çka paska ndodh, shkruan Kultplus.

    Jena lodhë mos vet, se qe 17 vjet a 18 vjet p’i bojna. Ti merre me mend, nuk e kom ditë as datën as ditën. Kur m’vetke dikush datëlindjen.

    Edhe nja, m’kanë marrë m’kanë qitë, masi që ma kanë vra burrin, m’kanë qitë në njifar karrike elektrike. Ma kanë hupë krejt memorjen që e kom pasë, kujtesën, shkollën, shkrimin, leximin. Unë deri qetash vonë s’kom ditë me e dhanë nji nënshkrim. “Qysh nuk e din ti? A e din kush je kanë ti?”

    Katër orë n’polici. Njifar karrige, ma lidhën barkun. Thojke, “Gjaje ku asht Adem Demaçi!” “Po çka kam t’boj une me Adem Demaçin, çka kam t’baj une me…” Thojke, “A e din që ka UÇK diku?” Thojsha, “Une s’e di, qet emër prej juve e mësova” Edhe përnime nuk e kom ditë, seriozisht. Na n’qytet që jemi kanë s’jemi marrë … edhe s’kemi guxu na me folë diçka. Se e kom pasë burrin e shkollumë, vetë e shkollume, s’mujshim na me u mirrë me këto. Jo thojke UÇK, jo filani jo ku. Po thojke, “Kush osht Mziu?” Thojsha, “Kush osht more Mziu (zmija srb.)?” edhe mziu serbisht, gjarpni. Edhe këtu n’fyt, ka naltë, “Hajde kallxo kush o ky, kush o ai”. Une s’e dijsha asnji emër nuk e kom ditë, seriozisht, se kush janë, por qetash pe di. Domethanë krejt për Thaçin, Adem Demaçin mu m’maltretojshin. Se vllaznit une i kom pasë t’vogël. Ata s’e kanë ditë as çka osht kjo e as çka osht ajo. Sot vuajnë për mu thojnë, “Kuku çka ka hjekë”. A e dini se për pesë-gjashtë muaj une s’e kom ditë as e kujt jam. Kur m’ka pyet dikush n’neuropsikiatri, “E kujna je?”, “E kahit je?”, s’e kom ditë. Shtatë muaj ka zgjatë qekjo. Doktorët ma kanë pru vetëdijën tu m’folë, tu m’dhanë terapi. Unë kom pasë terapia t’forta se krejt e drogume, krejt jom kanë, n’durë, n’tana anët. Bile tash qysh m’thojke doktori, “Isha kanë e ç‘pume edhe n’lukth me shprica”, sipas fjalëve t’tyne. Po unë presidentës edhe Ferides kurrë nuk ia harroj. Ma kanë gjetë vendin e punës, ma kanë gjetë bile me u shkollu, me dalë, me ikë, me ardhë.

    Antarët e familjës sot kanë dhimtë për mu, sot kanë dhimtë për mue. E dinë cka me ka ndodhë. Jo veç antarët e familjës, por edhe kojshia, rrethi, mu m’respektojnë, mu n’nerojnë. Nuk e kanë ditë bash fell, fell qysh o kanë, por për shkak t’burrit që ma kanë vra burrin edhe çikën, edhe sot e atë ditë unë jom metë pa fëmi, e jom metë pa kërkan hiç, ata m’mbështetin. Ata nuk e kanë ditë për shembull n’biografinë teme çka ka ndodhë, qysh o kanë, çka o kanë. Tek qetash m’kanë pa anej e knej, tek qetash po thojnë, “Ti e ki edhe nji histori t’msheftë”. Po këta, a din qysh, na deri t’jemi ardhë qetu s’kemi guxu me folë kërkun. Po këtu na kanë thanë se jesin mshefta, nuk t’përmendin, nuk asishne edhe e kemi pasë besimin edhe na kanë dhanë besimin edhe jemi shprehë. Kemi marrë terapi, e kemi bo neja, kemi keshë, kemi folë.

    A e dini që unë kur jom ardhë këtu, m’u dukshin qata lisa qatje që janë ushtarë. I thojsha kunatës, “O Zot hekëm prej ktushit dej t’hiqën ushtarët!” “Jo mori ushtarë, çka je t’u thanë? Policë, jo!” Thojsha, “Qeta policë” “Jooo!”

    A besoni që t’u i kqyrë ia ngjitsha edhe kapelën, ashtu i fokusojsha. Isha t’u dalë me këto shoqet. “S’po dal prej ktyshit me ata” “Pse?” Thojsha, “Kqyri ku janë ata.” Lisat m’u dukshin që janë ata. Kemi dalë, i kemi prekë, “Qe kurgjo, lis osht ky”. Përnjiherë tani m’ka rrokë ajo kriza, ajo mërzija, ajo nervoza. Çohna natën e veç sillna nëpër sobë. Më se shumti m’rrokë ditëlindjen kur e ka çika… (qan). E lypi nëpër sobë…

    Këta të shpisë ia nisin me m’fol. Më thonë që nuk jam as e mrama as e para. Kujtoje atë nanën n’Gjakovë, kujtoje nanën gjakovare që sa i ka pasë e o metë vetun. Ti te qajo duhesh me i çu mend që, a po e sheh edhe ajo mend osht. Po ti duhesh me dalë, e me shku, e me ardhë e kënaqu me to, ti kënaqu me neve. Na jena nji familje, hala nuk e kena lëshu qysh jena kanë përpara. Për shembull vllavi jem kurrë djalin e vetë se qet n’prehën pa ardhë te une.

    Një ditë pi thotë vllau nanës. ”Du me e nda grunë!” Tha, “Jo, jo! E çka po kallxon se çka t’kanë bo n’burg t’Sfërkovnicës ty? E çka na ki kallxu ti neve? Kur je ardh a e din qysh je kanë përmbrapa? Prej zorrës t’trashë që t’kanë dhunu shkijet?”, vllavit tem i tha nana.

    “Edhe ktyne, edhe këto me zor.”

    Tha vllau “Nuk po muj ma nanë mu përmbajtë kur po m’bjen n’men se ma ka pasë shkavi gruan. Unë nuk po muj me e përballu”.

    “Djali jem, duhet me e përballu! Kqyri motrat edhe grunë. E me ta kallxu edhe nji punë!” Tha, “Çka?” Tha, “S’ta kallxoj kurrë për jetë”.

    At’herë vëllau e kuptoi që edhe nana u kanë e dhunume. Edhe u çu, ia nisi po kanë e na kapi tanave n’grykë. E tha nana, “nuk bon! Qysh t’u kish dukë ty me ta lanë motrën burri”.

    Tani burri i kësaj motrës tjetër e la motrën mas do kohe. Katër fëmi, e sot e asaj dite so kërkun (qan).

    Çka na kanë bo ata neve edhe ishalla Zoti ia u kthen atyne. Edhe, para do dite hypa n’autobus me shku me një qytet tjetër.

    Edhe pe shoh nji serbe, u ungjë aty, e kish veshë uniformën e policisë t’Kosovës.

    Edhe thashë, “O more Zot, ama Zot forcën e mos te boj qetu hallakamë”. Tu ra shahadet, e tu ra shahadet, ma hjeki Zoti, e ma kujtoj. Thashë, “Kqyre kjo, na kanë pre, na kanë gri. Çikat tona jesin me shkollë, pa punë, pa kurrgjo.” Ajo folke sa mujke serbisht. Mu ka sjellë njihere n’mend. Nji gru e ka hetu, “Zojë a po t’vjen munim a?” Thashë, “Po valla!” “A t’i thom shoferit ta çelë dritaren?” “Jo!”, thashë, “Thuj shoferit, nale krejt”, se thashë mo s’po muj pa folë kështu ma mirë po zhdrypi. Qe zhdrypa menjihere por m’diktoi ajo që diçka pata unë. E qeshtu, u nal ajo gru me mu, që sot me e pa, nuk e njoh, ajo tjetra që tha “Ta çeli dritaren se s’je mirë”.

    U nal me mu, “Hajde hypim n’tjetrin e shkojna dyjat bashkë se ti nuk je mirë. A je bo operacion a çka ki?” Thashë, “Po, nuk jam mirë” “More a je shtatëzane?” Thashë, “Qashtu diçka”, se si e frytë pak. Tha, “Jo valla ko me nejt me ty se… Çka pate allahile çka pate?” Thashë, “Kurgjo!” Tha,”Vallahi pate, qajo gruja që folke serbisht, qajo policja, ty t’vrajti diçka” “Eh mori bijë me t’kallxu diçka” Tha, “Çka?” Thashë, “Guhën e tyne hiç sun po bohna me ta” Tha, “Pse?” Thashë, “Ma kanë vra burrin e çikën para syve, ma kurrë n’jetë s’ia u fali, kurrë. Veç ku t’jom kom me kallxu e kom me folë e kom me ju thanë edhe tjera grave çunu e folni për veti se çka na kanë bo ata neve”. Po edhe çudi e madhe është që mas sa vjetve asnja mos me u nxanë.

    Edhe menjiherë mas lufte, menjiherë, n’kohën e UNMIK-ut m’kapi çka, çka, qysh, i kom kallxu kështu-kështu krejt i kom kallxu, krejt, jo veç për veti por për tetanat çka ju ka ndodhë. Deri vonë, a din, se tash m’u kanë hupë edhe ftyrat se gjinja kanë ndryshu. Jon kanë ma t’reja e tash t’moshume. E tash veç kur po m’lajmrohen vetë kështu shoq mas shoqi. E qeshtu…

    Me gratë tjera që na ka ndodh bashkë shpesh e diskutojna. Edhe kur e diskutojmë, e hjekim fëminë prej atyshit, mos me e marrë vesh fëmija. Qeshtu, qeshtu.

    Dhjetë herë kom tentu me e mytë vetën. A e din qysh i kallxojke Zoti nanës?! Vijke, “A je këtu?” “Po!” “Ma herët ku ke, a ke te bunari?” Dhjetë herë jom munu me ra n’bunar, por Zoti i ka kallxu nanës tem. “Mos ke ti te bunari ma herët?” “Jo!”. A shkojsha te bunari me ra, thojsha se çka mu m’vyn jeta me jetu. Kur e nisha zanin e nanës u kthejsha, “O çka s’je ti” U çu vllavi, e msheli atë bunar. Dilsha natën e kajsha të bunari. Pikshin lotët atje poshtë. Thojsha po e laj bunarin me lotë e neser kom me ardhë m’u gjujtë n’bunar. Po zani i nanës m’nalke.

    Tani ia nisën me m’kontrollu. S’di sa m’kanë lidhë mos m’u çu natën, mos me dalë natën. Une veç u çojsha, e kqyrsha vetën, “Kush m’ka lidhë!”…

    E tash po m’dhimën, çikat e motrës e t’vllaznive. Kur e shoh gjeneratën e çikës. Tash e t’ish kanë, kish nejtë me mue kish… Po çka me bo. Nji gru ma bojke, “Zoti ka thanë qashtu” Thashë, “Nuk ka thanë Zoti po shkavi ka thanë. Se Zoti ma ka falë me jetu me ta, e shkavi ma ka marrë”… Apet jeta po dufke mu vazhdu qeshtu.

    Duhet krejt me dalë me folë me e ngritë zanin për vetëveten. Qysh na qe 16 vjet tu ju thanë, “Dilni folni, dilni folni, për jetën e jujë, për senin që ja kanë bo! Pse me ua lanë atyne”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!