Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Zymer Avdullahu i cili erdhi në këtë detyrë të re të hënën, menjëherë ka filluar të marrë vendime strikte për zyrtarët e Ministrisë.
Sipas dokumentit të publikuar nga Infokus, sekretari Avdullahu ka ndaluar përdorimin e veturave zyrtare jashtë orarit të punës, brenda dhe jashtë vendit për të gjithë punonjësit e kësaj ministrie.
Ky vendim sipas dokumentit do të hyjë në fuqi që nga momenti që është nënshkruar.
Kujtojmë se dje, Zymer Avdullahu erdhi në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në ministrinë e infrastrukturës pas shkarkimit të, Izedin Bytyqit, i cili më pas u bë drejtor në këtë institucion.