×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Solidarizohet Tetova: “Ballistët” nisen me ndihma drejt Durrësit

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 8:52

    Grupimi i tifozëve të Shkëndijës së Tetovës janë nisur drejt Durrësit për të sjellë ndihmat e para për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar i së martës.


    Në një status në rrjetet sociale, Ballistët njoftojnë se janë nisur drejt Durrësit, teksa falënderojnë qytetarët e Tetovës për solidaritetin.

    “Aksioni i parë! Mjetet e dërguara në Durrës Faleminderit për zemrën e madhe Tetovë” shkruan grupimi në “Facebook”.

    Një tërmet prej 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi vendin tonë mëngjesin e së martës. Numri i viktimave vijon të rritet nga minuta në minutë, e deri më tani raportohet për të paktën 37 viktima e 650 të plagosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!