×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Spitali i Gjakovës pa oksigjen, kërkohet ndihmë te ‘Maraklitë e Kerreve’

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 22:53

    Spitali i Gjakovës duket se ka mungesë të furnizimit me oksigjen në kohën kurë vendi po përballet me fluks të madh të të infektaurve me coronavirus, shkruan Reporteri.net.


    Një qytetar është detyruar që të kërkojë ndihmë urgjente për oksigjen për një pacientë në gjendje të rëndë.

    Ai këtë ndihmë e ka kërkuar në grupin në Facebook, “Marakli të Kerreve” të cilët njihen si njëri prej grupeve të cilët ndihmojnë shumë njerëzit në nevojë.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ merr vesh se edhe drejtuesit e Spitalit Rajonal të Gjakoves dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke kërkuar forma të ndryshme të sigurimit të oksigjenit. Gjithashtu Gazeta merr vesh se kjo gjendje në këtë spital është prej ditësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!