×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Studentët protestojnë për mosformimin e qeverisë: Boll luajtën me këtë popull

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 11:46

    Me moton “Boll ma se jemi lodhë”, një grup studentesh të Universitetit të Prishtinës kanë mbajtur një protestë artistike si reagim për mosformimin e qeverisë.


    Në shenjë revolte për mos formimin e Qeverisë, këta studentët vendosen para hyrjes së Kuvendit mbishkrime “Boll luajtët”.

    E njëri nga studentet i tha se të rinjtë po largohen nga vendi shkaku i mos pasjes një jetë të mirë në Kosovë.

    “Boll ma luajtën me ne. Jemi lodhë. Nëse nuk bëjnë diçka të rinjtë do të shkojnë në Gjermani më fillim të muajit mars pasi që Gjermania po na ofron kushte për jetës e për punësim”, tha ai.

    Ai kishte një paralajmërim edhe për politikanët.

    “Ne s’do ti lëmë të qetë politikanët përderisa nuk bëjnë diçka për ne”, u shpreh ai.

    Por studenti në fjalë u përplas me policinë që ishin prezent para hyrjes kryesore të Kuvendit, pasi për një moment i thanë që aksionin nuk mund ta realizojnë.

    ” Policia janë mësuar të ushtrojnë dhunë tek studentët. Po i kërcënoni prokurorët, e jo studentët. A jeni hy me të njofshëm ju policët e ri. Jeni mësuar me ushtru dhunë në studenta”, thoshte njëri prej tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!