×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Të shtëna me armë zjarri tek Posta në Prishtinë

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 22:21

    Në afërsi të Postës dhe Telekomit të Kosovës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë para pak çastesh ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në mes të dy veturave, shkruan Reporteri.net.


    Nga fotografitë që i  ka siguruar Reporteri.net shihet numër i madh i policëve që kanë dalë në vendin e ngjarjes.  Sipas dëshmitarëve gjuajtja ka ndodhur në mes të dy veturave.

    Në incident janë të përfshira në veturë e tipit Mercedes dhe një tjetër e tipit Golf 7

    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

    “Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!