×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Thaçi kujton Rugovën në 14 vjetorin e vdekjes: Do të nderohet përherë kontributi i tij për liri dhe pavarësi

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 10:45

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova, në 14 vjetorin e ndarjes nga jeta, shkruan Reporteri.net.


    Thaçi ka shkruar se përherë do të nderohet kontributi i tij i madh drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.

    Ai shton se miqësia me ShBA-në dhe Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Rugovës.

    “Në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova nderojmë kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova”, ka shkruar Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!