×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Thaçi viziton diasporën në Berlin: “Jam krenar me suksesin e tyre”

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 12:12

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar disa kosovarë të cilët jetojnë në Gjermani.


    Në takim me diasporën, Thaçi ka thënë se tash e katër dekada, diaspora parreshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin, shkruan Reportei.net

    Tutje ai tha se në Gjermani ka shumë biznesmenë të suksesshëm, të cilët me investime në Kosovë e kanë ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

    I pranishëm në këtë takim bashkë me Thaçin ishte edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Diaspora jonë në Gjermani, tash e katër dekada, pareshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë: lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin. Për këtë të fundit, së bashku mund të bëjmë edhe më shumë. Në Gjermani kemi shumë biznesmenë të suksesshëm, të cilët me investime në Kosovë e kanë ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Jam shumë krenar me rrëfimet e sukseseve të tyre në Gjermani. HTH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!