×
  • Lajme
  • Lajme

    Ura e shkatërruar afër lumit “Sitnica”, po ua rrezikon jetën banorëve të gjashtë fshatrave të Mitrovicës

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 21:15

    Të rrezikuar janë banorët e Kqikut të Vogël dhe pesë fshatrave të Mitrovicë. Për të kaluar lumin ata duhet ta përdorin një vig të cilit i kanë mbetur vetëm litarët.


    Një banor thotë se tokat janë do andej dhe disa këndej lumit “Sitnica”. Ai thotë se ka njerëz që janë rrëzuar duke kaluar këtë urë.

    Një banor tjetër thotë se kjo urë ka qenë e tejkalueshme dhe më parë ka dhënë kontribut të madh.

    “Kjo urë është vetmja prej Vushtrrisë deri Mitrovicë, tjetër urë nuk ka”, thotë banori, për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Kurse një tjetër banor thotë se kanë bërë kërkesa edhe më herët tek organet komunale por se u kanë thënë se do dalin në vendin e ngjarjes, por ende nuk është marrë asnjë veprim dalë.

    Por nga komuna e Mitrovicës thonë se kanë biseduar me banorët por se ata nuk i janë drejtuar asnjëherë me shkrim.

    Derisa komuna të ndërynë, banorët e Kqikut por edhe fshatrave tjera që kanë tokat në këtë pjesë janë tejet të shqetësuar pasi thonë se fëmijët por edhe të moshuarit mund të tentojnë të hypin në këtë urë dhe t’iu rrezikohet jeta.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!