×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vazhdon shpërndarja e fletushkave, bizneset shpërfillin Komunën e Prishtinës

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 21:34

    Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Inspeksionit ka marrë vendim që nga data 1 maj të gjobiten të gjitha bizneset që shpërndajnë fletushka në kryeqytet.


    Por këtë vendim të Komunës së Prishtinës nuk po e përfillin kompanitë që operojnë në kryeqytet, ato po vazhdojnë të shpërndajnë fletushka edhe përkundër paralajmërimeve se mund të gjobiten.

    Lajmi.net në disa prej ndërtesave në kryeqytet ka arritur të fotografojë fletushkat të shpërndara nëpër hyrje të cilat kryesisht janë të marketeve në Prishtinë.

    Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri në një postim në Facebook ka njoftuar se kush do që shpërndan fletushka në hyrje të banesave e pret dënimi.

    Tahiri ka shpërndarë edhe fotografi me gjobat e shqiptuara, mirëpo edhe për kundër interesimit të lajmi.net për të kuptuar se sa është numri i gjobave, Tahiri nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

    “Kur fletushkat shpërndahen në shumë hyrje, e në shume kate, dënimi prej 90 € shumëzohet. Të gjitha kompanitë kanë qenë të njoftuara me kohë, publikisht, për një gjë të tillë. Ju bëjmë thirrje edhe njëherë që t’i respektojnë ligjet, udhëzimet administrative dhe rregulloret, ashtu që t’i shmangin gjobat”, ka thënë Tahiri.

    Ndryshe dënimi për secilën kompani që shpërndan fletushka në qytet apo në hyrje të ndërtesave është 90 euro.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!