×
  • Lajme
  • Sport
  • Pa kategori

    Vdes ish-futbollisti i njohur shqiptar

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 23:06

    Ka vdekur ish-futbollisti i njohur shqiptar, një ndër ikonat e para të klubit futbollistik “KF Shkëndija” – Tetovë, Shani Fetai.


    Njoftimin e ka bërë përmes një postimi në Facebook kreu i partisë Besa, Bilall Kasami.]

    “Sonte morrëm një lajm pikëllimi se ish futbollisti dhe njëherit ndër ikonat e para të klubit futbollistik “KF Shkëndija” – Tetovë, Shani Fetai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. Fetai mbahet mend si autor i golit të parë dhe të dytë, në ndeshjen e parë zyrtare të “KF Shkëndija” në Ligën Komunale. Sakrifica dhe mundi i tij do të mbahet mend gjithmonë. Me këtë rast, familjes dhe të afërmëve ju shprehim ngushllimet më të përzemërta! Prehu në paqë Shani Fetai!”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!