×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vetëm 1 rast me Coronavirus sot në Kosovë, shërohen 7 persona

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 21:50

    Vetëm një rast me koronavirus është konfirmuar sot në Kosovë.


    Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik gjersa është bërë të ditur për shtatë të shëruar, shkruan Reporteri.

    Rasti i vetëm i konfirmuar është nga Vushtrria.

    Kujtojmë se nga nesër në Kosovës do të nisë lehtësimi i masave duke përfshirë edhe lëvizjen e qytetarëve.

    Njoftimi i plotë:

    SHTATË TË SHËRUAR DHE NJË RAST ME COVID-19!

    Sot më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

    Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast.

    Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Vushtrri).

    Sot më 27 maj 2020, janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 801 raste.

    Nga data 08 shkurt deri më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.992 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.048 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

    Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 27 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.743.246 raste të COVID-19 dhe 354.884 raste të vdekjes.

    QYTETARË TË NDERUAR!

    JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

    RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!

    PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

    AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ:

    QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

    MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

    NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!