×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vetura kaplohet nga zjarri brenda garazhit në Prishtinë

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 14:53

    Një veturë është kapluar nga zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.


    Gazeta Online “Reporteri.net”, iu sjellë pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen zjarrfikësit teksa bëjnë përpjekje për ta shuar zjarrin.

    Gazeta mëson se vetura gjendet në njërën nga garazhat e një objekti banesor.

    Mirëpo ende nuk dihen shkaqet që nxitën zjarrin.

    Reporteri do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!