×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Serbia krijon komision për vlerësimin e dëmeve pas aksionit të Njësisë Speciale në veri

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 15:02

    Zyrtarë të Komunës së Zubin Potokut në bashkëpunim me të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë që udhëhiqet nga Marko Gjuriq, kanë formuar një komision i cili do të bëjë vlerësimin e dëmeve të cilat ka shkaktuar Policia e Kosovës, gjatë aksionit të 28 majit në veri të vendit.


    Kryetari i këtij komisioni është caktuar Sërxhan Vuçiniq, i cili ka vizituar gjatë ditës së djeshme dhe sot, rreth 16 familje serbe në të cilat njësitet speciale kishin bastisur gjatë aksionit.

    “Në do të shohim se si do të mund të ndihmojë njerëzit në mënyrë efektive, të cilët kanë qenë viktima të veprimeve të dhunshme të Policisë në komunën e Zubin Potokut, dhe qytetarët duhet ta dijnë se Zyra për Kosovën dhe autoritetet lokale janë në çdo mënyrë me ta”, ka thënë Vuçiniq për tanjug.

    Forcat Speciale të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë Speciale, kanë realizuar një aksion të gjerë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit, duke arrestuar rreth 30 persona, të dyshuar për përfshirje në kontrabandë dhe vepra të ngjashme.

    Gjatë këtij aksioni serbët e asaj pjese, kishin vendosur barrikada në rrugë, duke detyruar Policinë që të largonte ato.

    Ndaj të gjithë të arrestuarve është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.

    Ndaj personave me inicialet A.V-B, V.D, I.U rëndon akuza e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e Ryshfetit”. Ndaj të pandehurve I.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, A.J, M.J, N.B, J.M dhe S.I rëndon akuza për shkak të veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Tregtia e ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”, kurse ndaj të pandehurve A.M, A.P, A.H, B.N, B.T, B.L, B.M, B.M, D. S, J.D, K.S, M.M, O.K, R.M, R.K, Z.B dhe Z.S rëndon akuza për “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!