×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Aksidentohet vetura me të cilën po udhëtonte Albin Kurti

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 20:49

    Pak minuta më parë, u raportua një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit.


    Nga pamjet e dërguara, shihej një automjet tip “Volvo” që kishte goditur në anën e pasme një automjet policie.

    Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se automjeti që është përfshirë në aksident është makina e liderit të Vetëvendosjes që i fitoi zgjedhjet, Albin Kurtit.

    Të njëjtat burime konfirmojnë se Kurti është transportuar me makinën e patrullës së policisë deri në Tiranë.

    Nuk dihen ende se cili ka qenë shkaku i përplasjes që fatmirësisht ka kaluar pa të lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!