×
  • Lajme
  • Lajme

    Posta e Kosovës dyshohet se është përfshirë nga zjarri

    Reporteri
    12 Janar 2020 | 17:44

    Posta e Kosovës dyshohet se është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes, raporton Insajderi.


    Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të mësuar nëse është i vërtetë ky lajm, por kanë thënë se nuk kanë një informatë të tillë.

    “Deri tani nuk është pranuar ndonjë informatë për ndonjë reagim të Policisë në ndonjë rast zjarri, megjithatë ju lusim që të kontaktoni edhe kompetentët nga shërbimet emergjente ose zjarrfikësit”, ka thënë Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës për Reporteri.net.

    Kujtojmë se Posta po ballafaqohet prej kohësh me probleme financiare.

    Punëtorët e Postës së Kosovës nga muaji janar i këtij viti do të marrin pagat me grada të reja, ku do të ketë ulje të pagave për punëtorët e këtij insitucioni.

    “Për punonjësit me gradat: 1, 2,3,4,5,6,7,8,9,10,11 dhe 12 grada e re është për 10 për qind më e vogël. Për punonjësit me gradat 13,14,15,16 dhe 17 grada e re është për 15 për qind më e vogël. Pagat me gradat e reja do të aplikohen nga muaji janar, 2020. Po ashtu, ju njoftojmë se pas nxjerrjes së akteve të nevojshme do të bëhet pagesa e përvojës së punës prej 0.5 për qind, sa më shpejt që të jetë e mundshme. Kjo ndikon që ulja e pagave për shumicën e punëtorëve, sidomos e atyre me përvojë më të gjatë, të mos vërehet fare. Gjithashtu, edhe me hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave nuk do të këtë ulje tjetër të pagave për gradat 1-12”, është bërë me dije në njoftimin e brendshëm të këtij institucioni për punëtorët.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!