×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti miraton propozimin për ndryshimin e ligjit zgjedhor, e procedon për votim në Kuvend

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 19:18

    Është votuar në Qeveri propozimi për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.


    Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se ky projektligj është inicuar edhe në legjislaturat e kaluara dhe se mundëson votimin e diasporës në ambasada dhe konsullata duke ua ofruar mundësinë për votim më të lehtë.

    “Ky projektligj nuk është i ri. Ai është iniciuar edhe në legjislaturën e gjashtë  dhe ka vazhduar edhe në legjislaturën e shtatë. Ky projektligj e mundëson votimin e diasporës në ambasada dhe konsullata duke ua ofruar mundësinë për votim më të lehtë”, u shpreh Kurti.

    Kundër  ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje në procedurë të përshpejtuar janë shprehur partitë opozitare.

    Projektligji tashmë është proceduar në Kuvend, derisa Reporteri.net merr vesh se seanca për votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme pritet të nisë në ora 19:30. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!