×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Sigurohen 48 bombola me oksigjen për Spitalin e Gjakovës

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 0:50

    Janë sigururuar 48 bombola me oksigjen për Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, shkruan Reporteri.net.


    Gazeta “Reporteri”, ka raportuar se ky spital ka mungesë të oksigjenit dhe se familjari i një pacienti urgjentisht kërkonte oksigjen.

    Lajmin për sigurimin e oksigjenit e ka bërë të ditur deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha.

    “Pas disa telefonatash dhe kontaktesh me institucionet, më informuan që 48 bombola me oskigjen janë siguruar për Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për sonte. Kjo gjendje që po ndodh jo rrallë herë në Spitalet tona duhet të marrë fund duke siguruar sasi të mjaftueshme për shërbim dhe sasi të konsiderueshme rezervë për përdorim emergjent të oksigjenit”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!