×
  • Lajme
  • Lajme

    Lansohet fushata për mbjelljen e 1.8 milion drunjve, “T’i Japim Vendit Ngjyra”

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 8:12

    Ta Pastrojmë Kosovën dhe Komiteti Olimpik i Kosovës sot do të lansojnë fushatën më të madhe në vend për mbjelljen e 1.8 milionë drunjve, “T’i Japim Vendit Ngjyra”.


    Ceremonia e lansimit të fushatës do të zhvillohet në “Këndin Olimpik” i cili ndodhet në Kampusin Universitar “Hasan Prishtina”.

    Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Mbrojtjes, rektori i Universitetit të Prishtinës, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, sportistë e aktivistë mjedisor.

    Pas fjalimeve, do të realizohet edhe një aksion për mbjelljen e 18 drunjve në hapësirat e “Këndit Olimpik” nga të pranishmit.

    Për shkak të situatës me pandeminë, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar si dhe janë marrë parasysh të gjitha udhëzimet nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë për mbrojtje ndaj COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!