×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Albin Kurti është bërë politikan normal, kjo është gjë pozitive

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 21:56

    Profesori universitar, Blerim Latifi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është politikan ndryshe nga të tjerët.


    Ai ka thënë se ai ka ndërruar qëndrime në shumë kauza.

    “Kurti mori leksion të mirë nga ajo që i ndodhi në vitin e kaluar. Ai ka hequr dorë nga katër kauza të mëdha që i kishte prej se u fut në politikë. Njëra është bashkimi kombëtar. Ai e kishte monopolizuar këtë temë në shtetin e Kosovës. E dyta është parimi i negociatave me Serbinë. E dimë që vetë Vetëvendosja ishte ndërtuar mbi këto parime të jo negociatave”, tha ai.

    Tutje ai tha se Kurti ka fituar zgjedhjet me tema të tjera për të cilat duhet të japë llogari ndaj qytetarëve.

    “Kurti nuk i fitoi zgjedhjet me reciprocitet e negociata, por me temën e anti-korrupsionit. Ai ka hequr dorë nga shumë kauza cilat i ka pasur. Albin Kurti është bërë politikan normal, kjo është gjë pozitive”, shtoi ai në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!