Latifi: Kur nuk u duhej Mustafa i bënin edhe atentate e sulme, sot për llogari të pushtetit – e quajnë profesor

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar lidhur me takimin e djeshëm të Isa Mustafës me Albin Kurtin.


Latifi ka thënë se dikur Lëvizja Vetëvendosje e quante Isa Mustafën tradhtar e ministër të Rrahman Morinës, ndërsa tani kanë filluar ta promovojnë si profesor.

“Dje, kur u pengonte Isa Mustafa, e quanin tradhtar, ministër të Rrahman Morinës, madje edhe i bënin atentat e sulme në familje, ndërkaq sot, kur u duhet për llogari të pushtetit të tyre, kanë filluar ta promovojnë si profesor të nderuar e shpëtimtar të Kosovës”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë:

Kur shkruan për anarkinë shqiptare, Noli përmend dyfytyrësinë, e cila brenda një dite, si me magji, tradhtarin e bën patriot dhe patriotin tradhtar. 100 vjet më pas, këto fjalë e përshkruajnë saktë aktualitetin tonë. Dje, kur u pengonte Isa Mustafa, e quanin tradhtar, ministër të Rrahman Morinës, madje edhe i bënin atentat e sulme në familje, ndërkaq sot, kur u duhet për llogari të pushtetit të tyre, kanë filluar ta promovojnë si profesor të nderuar e shpëtimtar të Kosovës.
Overdozë e imoralitetit politik!