×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Sot mësuam diçka të re, një grup i LDK-së po bashkëpunon me Specialen

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 22:25

    Analisti politik, Blerim Latifi, ka reaguar pas thirrjes së vëllaut të Haki Imerit, Faik Imeri, që bëri në emisionin Pressing në T7 ku tregoi se po punohet për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës.


    Sipas Latifit, nga kjo telefonatë u mësua diçka që nuk është ditur më herët.

    “Mësuam që është një grup i organizuar sistematikisht, i afërt me LDK’në, që po punon me Gjykatën Speciale”, ka thënë Latifi.

    “Për mua kjo është e padëgjuar më parë. Ka pasur akuza nga njerëz që kanë luftuar se LDK po bashkëpunon me Specialen. Ky nuk foli me emrin e vet personal por është një grup që ky e shpalli dhe është një dimension tjetër i rrezikshëm pasi që mund të shkaktoj pasoja politike. Se tha ne, grupi i LDK’së. Besoj që kuptohet. Kjo është risia që na konfirmoi sonte. Më duket një zhvillim që do të sjellë reagime ditëve në vijim. LDK i ka përdorur këto vrasje për elektorat politik”, shtoi ai.

    “Nuk pranoj këtë definicionin vrasje politike. Si përcaktohet kjo. Është një term i rrezikshëm. Nuk mund të themi për asnjë vrasje se është politike pa bazë. Nuk kemi asnjë proces të vetëm që përfshin këtë kategori”, tha Latifi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!