×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Vendimi i SHBA-së për Sali Berishën i jep fund karrierës së tij politike në Shqipëri

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 17:35

    Profesori Blerim Latifi, ka thënë se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për ta shpallur person “non grata” Sali Berishën, i ka dhënë fund ekzistencës së tij në politikën shqiptare.


    Latifi ka thënë se tani është koha që Berishës , t’i bëhet bilanci historiko-patriotik.

    “Vendimi i Washingtonit për ta shpallur Sali Berishën person non grata për SHBA’të, i jep fund njëherë e përgjithmonë ekzistencës së tij politike në politikën shqiptare. Siç ndodhë gjithmonë në fundin e një karriere të rëndëshime politike, tani është koha për t’ia bërë bilancin historiko-patriotik Sali Berishës. Ky është bilanci i dobisë dhe i dëmit të tij në historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar në përgjithësi”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

    Postimi i plotë:

    Vendimi i Washingtonit për ta shpallur Sali Berishën person non grata për SHBA’të, i jep fund njëherë e përgjithmonë ekzistencës së tij politike në politikën shqiptare. Siç ndodhë gjithmonë në fundin e një karriere të rëndëshime politike, tani është koha për t’ia bërë bilancin historiko-patriotik Sali Berishës. Ky është bilanci i dobisë dhe i dëmit të tij në historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar në përgjithësi. Nuk është hiç e lehtë të bëhet ky bilanc. Miqtë e Berishës do të mund të gjejnë shumë argumente për të vërtetuar dobinë e tij, ashtu siç edhe armiqtë mund të gjejnë shumë argumente për të vërtetuar dëmin e tij. Politika është një fushë ku probabiliteti për t’i dreqosur gjërat gjithmonë është i madh. Sidomos në vendet që dalin nga diktatura të egra e të gjata. Natyrisht, nesër fjalën kryesore do ta thotë historiografia. Ajo që dihet me siguri është se aleati më i madh i kombit shqiptar, SHBA-të, tanimë e profilizojnë Berishën si një pengesë serioze për ecjen përpara të Shqipërisë, ecje e cila, pa mbështetjen e gjithanshme amerikane, vështirë se do të mund të mendohej e të mendohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!