×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet lokale

    LDK: Bexhet Xheladini rikonfirmohet si kandidat për kryetar në Dragash

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 20:58

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Dragash ka njoftuar se sot ka zhvilluar mbledhjen e rregullt të Kryesisë ku me propozim unanim nga të gjithë anëtarët e Kryesisë, Bexhet Xheladini është rikonfirmuar të jetë kandidati për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale që po afrojnë, si dhe bartës i listës së kandidatëve për Asamble Komunale, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë:

    KRYESIA E DEGËS SË LDK-SË MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT

    DR.BEXHET XHELADINI U PROPOZUA KANDIDAT PËR KRYETAR TË KOMUNËS DHE BARTËS I LISTËS SË KANDIDATËVE PËR ASAMBLE KOMUNALE

    Gjatë ditës së sotme u mbajtën mbledhjet e Kryesisë së ngushtë dhe Kryesisë së zgjeruar të Degës së LDK-së në Dragash. Fillimisht, duke nisur nga ora 15:00, u mblodh Kryesia e ngushtë, ku mori pjesë kryetari i Degës, Dr.Bexhet Xheladini, nënkryetarët e Degës, kryetarja e Forumit të Gruas dhe kryetari Forumit të Rinisë.

    Më pas, duke filluar nga ora 16:00, vazhdoi mbledhja e Kryesisë së zgjeruar, me anëtarët e Kryesisë së Degës, kryetarët e nëndegëve dhe asambleistët. Në mbledhjen e kryesuar nga kryetari i Degës, Dr.Bexhet Xheladini, në rend të ditës ishin tri pika:

    1. Analizë e zgjedhjeve të përgjithshme;

    2. Përgatitjet për Zgjedhjet Lokale; dhe

    3. E ndryshme.

    Në pikën e parë të rendit të ditës u diskutua mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme, me ç’rast u vlerësua kontributi i të gjitha strukturave të Degës dhe u kërkua një angazhim maksimal edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.

    Në pikën e dytë të rendit të ditës u shqyrtuan hapat e mëtutjeshëm për një organizim sa më efikas të Degës në procesin e Zgjedhjeve Lokale. Në këtë pikë u propozua edhe çelësi për përzgjedhjen e numrit të kandidatëve për Asamble Komunale nëpër nëndegë.

    Gjithashtu, me vota unanime të të gjithë Kryesisë, kryetari i deritashëm i Degës së LDK-së në Dragash, njëherit edhe kryetar i Komunës së Dragashit, Dr.Bexhet Xheladini, u propozua kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit në zgjedhjet e ardhshme Lokale, si dhe bartës i Listës së kandidatëve për Asamble Komunale.

    Ndërkaq, në pikën eventuale nuk pati asnjë diskutim.

    DEGA E LDK-së në Dragash
    11.05.2025

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!