×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK ende pa përgjigje ndaj ftesës së presidentes Osmani, zëdhënesja Halimi: Thirrëm pas një ore

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 16:50

    Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin konsultativ të ftuar nga Presidentja Osmani.


    Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me zëdhënësen e LDK-së, Sibel Halimi por që nuk ka pasur një përgjigje në lidhje me këtë temë.

    “Nuk mund të them asgjë, jemi në takim. Më telefono pas një ore”, tha Halimi.

    Ndryshe, ftesës së Presidentes për takimin konsultativ i janë përgjigjur dy parti, VV dhe PDK, ku kjo e fundit ende nuk ka treguar se çfarë qëndrimi do të kenë.

    “PDK nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale dhe do të merr pjesë në takimin e të hënës. Të gjitha qëndrimet dhe propozimet e PDK, kryetari Memli Krasniqi do ti shfaqë në takim”, ka thënë Abdullahu për EO.

    Pas PDK-së edhe VV i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentes.

    Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka tha se ata janë gjithmonë të gatshëm si subjekt të takohen me Presidenten.

    “Ne jemi të gatshëm si subjekt të takohemi me Presidenten kurdo që ajo na thërret”, tha ai.

    Kujtojmë se Presidentja, Vjosa Osmani ftoi të premten partitë politike për një takim të hënën konsultativ për të diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale.

    Në ftesën dërguar partive thuhej se takimi mbahet “për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!