×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK ia refuzon Kurtit rritjen e numrit të Ministrive, insiston të jenë vetëm 12

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 14:40

    Pa kaluar një ditë që kur Albin Kurti i VV-së ofroi tek LDK-ja rritjen e numrit të ministrive të Qeverisë së ardhshme, në 14, Isa Mustafa ka refuzuar të ndodhë një gjë e tillë.


    Mustafa dhe partia e tij, LDK, insistojnë që numri i ministrave, në rast se krijohet Qeveria VV-LDK, të mbetet në 12 sosh, siç edhe ishin zotuar të dy partitë qysh para mbajtjes së zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, shkruan Reporteri.net.

    “2. Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me këto përjashtime: a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. b) Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komuniteteve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim”, thuhet në kundërofertën që LDK-ja sot e beri publike për VV-në.

    Albin Kurti një ditë më herët i ofroi LDK-së që të merren vesh për 14 ministri, në Qeverinë e ardhshme, dhe se njëra nga ministritë e shtuara në ekzekutiv t’i takojë partisë së Isa Mustafës, ndërsa tjera minoriteteve.

    Ndryshe, LDK-ja në ofertën e tyre përveç se ka kërkuar që numri i Ministrave të mbetet 12, dhe se VV e LDK t’i ndajnë 5 me 5, dy tjerat për minoritete, kjo parti ka kërkuar që të marrë nga VV-ja edhe postin e Kryeparlamentarit, deri në pranverën e vitit të ardhshëm kur LDK-ja të marrë postin e Presidentit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!