×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja e Llapit në duartrokitje e brohoritje: Po fitojmë në çdo vendvotim

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 19:53

    Nën shoqërimin e brohoritjeve, kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari, ka thënë se është duke fituar në secilin vendvotim.


    Sipas tij, LDK-ja po fiton në secilin vendvotim, shkruan Reporteri.net.

    “Sigurisht presim rezultate të mira. Ende po vazhdon numërimi. Sipas informacioneve që kemi, jemi duke prirë në të gjitha vendvotimet. Shpresoj që kështu do të mbyllet kjo natë”, ka thënë Nexhmi Rudari.

    Ndërkohë, Xhelal Svecla dhe zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka e shpallën fitues Shpejtim Bulliqin. Po ashtu, fitues i zgjedhjeve doli Shpejtim Bulliqi edhe sipas projeksionit të Armend Mujës.

    Ndryshe, KQZ-ja ka thënë se rezultatet preliminare për Podujevën do të publikohen para orës 21:00./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!