×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja në kërkim të një kandidati konsensual

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 8:18

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) gjatë ditës së nesërme do t’i mbajë zgjedhjet për kryetar të partisë, mirëpo ende nuk e ka gjetur kandidatin konsensual për ta marrë drejtimin e subjektit më të madh politik në vend.


    Ndonëse janë lakuar disa emra si kandidatë të mundshëm për kryetar, nga kjo parti ende nuk po konfirmohen as kandidaturat, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.

    Ata kanë theksuar që gjatë ditës së nesërme në Konventën Zgjedhore kandidatët do t’i shpallin kandidaturat e tyre.

    Pas mbledhjes së Kryesisë që mbajti dje kjo parti, zëdhënësi Besian Mustafa deklaroi se në këtë mbledhje janë diskutuar disa çështje, që lidhen me procesin e brendshëm zgjedhor të partisë, ndër to edhe kandidaturat. Ai deklaroi se LDK-ja është duke punuar intensivisht për zgjedhjen e një figure unifikimi.

    “Të gjitha kandidaturat shpallen më 3 gusht, konform statusit. Po punohet që të vlerësohen të gjitha kandidaturat brenda Kryesisë.

    Sipas kërkesave të vet anëtarësisë që të kemi një kandidat përbashkues, Kryesia si e gjithë anëtarësia e LDK-së vlerëson se është e rëndësishme që në krye të partisë të vijë një figurë përbashkuese, zgjidhje për të cilën po punohet intensivisht”, ka thënë ai.

    Megjithatë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, disa medie kanë raportuar se Isa Mustafa pritet të jetë kandidat konsensual për kryetar, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga strukturat partiake.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!