×
  • Lajme
  • Lajme / Partia opozitare

    Lumir Abdixhiku nesër në ora 11:00 mbledh Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së

    Reporteri
    08 Dhjetor 2023 | 17:03

    Lidhja Demokratike e Kosovës nesër nga ora 11:00 do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

    Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në sallën Klan Arena, ku bëhet e ditur se mediet mund ta ndjekin vetëm fjalën hyrëse të kryetarit të rizgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    “Mediet do të mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku më pas do ta lirojnë sallën, në mënyrë që Këshilli të vazhdojë me punimet”, thuhet në njoftimi e kës partie.

    Kjo është mbledhja e parë e Këshillit të ri të Përgjithshëm të LDK-së, në mandatin e dytë të Abdixhikut në krye të partisë.

    Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar të hënën se Lumir Abdixhiku, në këtë mbledhje, pritet t’a prezantojë kryesinë e re të LDK’së.

    Lumir Abdixhiku të shtunën mbledh Këshillin e Përgjithshëm për ta zgjedhur kryesinë e re të LDK’së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!